Arkitektura Pallava

Tempulli bregdetar në Mahabalipuram, pjesë e Shtatë Pagodave të Mahabalipuramit

Arti dhe Arkitektura Pallava përfaqësojnë një fazë të hershme të Artit dhe Arkitekturës Dravidiane që lulëzoi plotësisht gjatë sundimit të Dinastisë Çola. Tempujt e parë me gurë dhe llaç të Indisë Jugore u ndërtuan gjatë sundimit Pallava dhe u bazuan mbi prototipet e mëparshme prej tulle dhe druri.

Dinastia Pallava sundoi midis viteve 600900 dhe arritjet e tyre më të mëdha ndërtuese janë tempujt shkëmborë të Mahabalipuramit dhe kryeqyteti i tyre, Kançipurami, të gjendur në shtetin indian Tamil Nadu. Arkitektura e Dinastisë Pallava ishte një nga pararendëset e Arkitekturës Indiano-Jugore. Shembujt më të hershëm të tempujve në stilin dravidian i përkasin periudhës Badami Çalukja-Pallava. Tempujt e heshëm ishin kryesisht të kushtuar zotit Shiva. Tempulli Kailasanatha i quajtur edhe Raxhasimha Pallavesvaram në Kançipuram, i ndërtuar nga Narasimhavarmani II i njohur edhe si Raxhasimha është një shembull i shkëlqyer i tempujve të stilit Pallava. Vlen të përmendet veçanërisht Tempulli bregdetar i ndërtuar nga Narasimhavarmani II afër Mahabalipuramit që është një pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Arkitektura Pallava ishte ndërmjetëse e kalimit nga Arkitektura e skalitur në shkëmb në tempujt strukturorë prej guri. Shembujt më të hershëm të arkitekturës Pallava janë tempujt e skalitur në shkëmb që datojnë midis viteve 610 dhe 690 dhe tempujt strukturorë midis viteve 690 dhe 900. Një numër tempujsh të skalitur në shkëmb mbajnë mbishkrime të mbretit pallava, Mahendravarmani I dhe pasuesve të tij.[1] Duke filluar me tempujt e skalitur në shkëmb, skulptorët pallava më vonë përparuan te faltoret e shkëputurura strukturore që frymëzuan Tempujt Çola të periudhës së mëvonshme. Disa nga shembujt më të mirë të artit dhe Arkitekturës Pallava janë Tempulli Kailasanathar i Kançipuramit, Tempulli bregdetar dhe Pança Rathat e Mahabalipuramit. Akshara ishte skulptori më i madh i periudhës së tyre.

Relievi i skalitur në shkëmb Zbritja e Gangut në Mahabalipuram

Tempulli Kailasanatha në Kançipuram dhe Tempulli bregdetar në Mahabalipuram të ndërtuar nga Narasimhavarmani II, Tempulli i skalitur në shkëmb në Mahendravadi nga Mahendravarmani janë shembujt mjeshtëror të stilit tempullor pallava.[2] Tempulli i Nalanda Gediges në Kandi të Sri Lankës është gjithashtu një shembull i tillë. Tempulli i famshëm i Tondesvaramit në Tenavarai dhe Tempulli i lashtë i Konesvaramit në Trinkomalit u patronizuan dhe u zhvilluan strukturalisht nga mbretërit pallava në shekullin e VII në Sri Lanka.

Në kundërshtim me përshtypjen popullore rreth perandorisë pasuese Çola që eksperimentoi në ndërtimin e komplekseve të mëdhenj tempullor, ishte Dinastia Pallava që në fakt eksperimentoi jo vetëm në krijimin e tempujve të mëdhenj pasi filloi ndërtimin e tempujve shkëmborë pa përdorur llaç, tulla etj. Shembujt e shkëlqyer të këtyre tempujve janë Tempujt Thirupadagam dhe Thiruoragam që kanë imazhe 8.5 dhe 11 m të larta të zotit Vishnu në mishërimin e formave të tij Pandavadhuthar dhe Trivikraman. Në krahasim, Siva Lingamin në Tempujt mbretëror të Dinastisë Çola në Thanxhavur dhe Gangaikonda Çolapuram janë 5.2 dhe 5.5 metra të lartë. Duke konsideruar se Tempulli Kançi Kailasanatha i ndërtuar nga Raxhasimha Pallava ishte frymëzimi për Tempullin Brihadisvara në Thanxhavur të Raxha Raxha Çolas, mund të përfundohet me siguri se sunduesit pallava ishin mes sunduesve të parë në Indi për të ndërtuar që ndërtuan si komplekse të mëdha tempullore ashtu dhe statuja shumë të mëdha hyjnish dhe idhujsh. Shumë tempuj të Shivës dhe Vishnut në Kanchi të ndërtuar nga sunduesit e mëdhenj Pallava dhe që përfshijnë Rathat dhe Relievin Zbritja e Gangut (të quajtur edhe Pendesa e Arxhunas) janë shembuj të pakrahasueshëm të Monumenteve të mbrojtur nga UNESCO në Indi. Brezi i vazhdueshëm i tempujve çola, pallava dhe pandija (bashkë me ata Adigaimanë pranë Karurit dhe Namakalit), ashtu si dhe trupi tempullor Sethupathi midis Pudukotait dhe Ramesvaramit, përfaqëson njëtrajtësisht Stilin Arkitekturor Jugor të Indisë që tejkalon çdo formë tjetër arkitekture mbizotëruese midis rrafshirës së Dekanit dhe Kanijakumarit. E panevoshme të shtohet se në vendin Telugu stili ishte pak a shumë njëtrajtësisht sipas stilit Indiano-Jugor ose Dravidian të arkitekturës.

Një nga pesë Rathat në Mahabalipuram ku paraqitet një pellg kushtuar Nandit
  1. ^ Nilakanta Sastri (1958) [1955]. A History of South India: From Prehistoric Times to the Fall of Vijayanagara (në anglisht). Oxford University Press. fq. 412–3.
  2. ^ Nilakanta Sastri (1958) [1955]. A History of South India: From Prehistoric Times to the Fall of Vijayanagara (në anglisht). Oxford University Press. fq. 139.

© MMXXIII Rich X Search. We shall prevail. All rights reserved. Rich X Search